Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paris SG, fitore “Champions”/ Francezët triumfuan 2-1 me përmbysje në fushën e Barçës

schedule12:40 - 2 Tetor, 2025

schedule 12:40 - 2 Tetor, 2025

Titulli i të përditshmes “AS” ishte shumë i saktë. Ky Paris SG ishte pak si shumë edhe për një skuadër si Barcelona, që është kampione e Spanjës dhe kryesuese e La Ligës.

Fitorja 2-1 e fituesve në fuqi të Championsit, arritur brenda në Katalonjë tregon se mesa duket po realizohet revanshi që në Francë e prisnin prej dekadash.

PSG, nga një dështak I përjetshëm, po I tregon vendin gjigandëve të Spanjës e të kontinentit.

Kjo edhe pse sfida u luajt në stadiumin “Montzhuik”, dhe ndonëse fituesi i Topit të Artë, Usman Dembele, nuk luajti për shkak dëmtimi.

Po ashtu, munguan edhe Kvarackelia, Due dhe kapiteni Markinjos.

“Blaugranët” shënuan të parët me autor goli Ferran Torres në 19’, por kampionia e Europës ishte tepër e fortë.

Seni Majlulu barazoi para pushimit, dhe në fund siguroi tri pikët portugezi Gonsalo Ramos, ndërsa ylli I madh I futbollit, Lamin Jamal u detyrua të pranonte humbjen.

“Topat e Artë, – titullon “L’Ekip” nga kryeqyteti I Francs, duke nënkuptuar se PSG ka shumë fitues të Topit të Artë si Dembele!

“Lë Parizien”, gjithashtu nga kryeqyteti I jep meritat trajnerit të PSG-së: Luis Enrike na kishte thënë gjithmonë se është në gjendje të bëjë gjithçka!”

“Një finale e pashpirt, – shkruan “El Mundo Deportivo” nga Katalonja, me foton e Lamin Jamalit të dëshpëruar, – humbja e parë e Barçës këtë sezon!”

Të njëjtën foto përdor edhe e përditshmja “AS” nga Madridi, që godet saktë në titull: Shumë nivel kampion për këtë Barçë!

Trajneri Luis Enrike ishte krenar për ekipin e tij.

“Ne jemi një skuadër. Ne luajmë me të njëjtin mentalitet, me të njëjtin identitet. Natyrisht, ishte shumë e vështirë sepse Barcelona është një skuadër, dhe që luajti si ne, me stil sulmues. Vuajtëm në pjesën e parë, me të vërtetë që vuajtëm, por në fund ne ishim në gjendje që ta ndryshonim ndeshjen, dhe unë jam I lumtur me rezultatin”.

Paris SG jo vetëm fitoi, por edhe e meritoi, me 54 për qind mbajtje topi, 15 gjuajtje ndaj 12 të Barçës dhe 7 goditjeve në kuadrat ndaj vetëm dy.

Kampionia e Europës ka 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve, ashtu si Bajerni, Reali, Interi, Arsenali dhe Karabaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!