Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SEPA, më 7 tetor nisin transfertat”/ Sejko: Kosto të ulëta për qytetarët, hap drejt formalizimit të ekonomisë

schedule16:24 - 1 Tetor, 2025

schedule 16:24 - 1 Tetor, 2025

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se me 7 tetor nisin transfertat në SEPA.

Në një konferencë për mediat, Sejko u shpreh se ky është hap drejt formalizimit të ekonomisë dhe ka kosto të ulëta për qytetarët.

“Ne kemi një plan, qeveria dhe Banka e Shqipërisë është duke punuar për digjitalizimin, për sistemin e pagesave, për formalizimin e ekonomisë shqpitare. Këtu bën pjesë edhe SEPA. Ne jemi bërë anëtarë të në nëntor të vitit të kaluar. Ka edhe sisteme të tjera për përmirësimin e sistemit të pagesave. Zhvillimet në sistemet e pagesave, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, shkojnë paralelisht. Presim reduktim të parasë cash dhe rritje të digjitalizimit. Por edhe të konsiderueshme të kostove. Ne parashikojmë të jemi më datë 7 te SEPA”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!