Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nje tjetër “e martë e zezë” në France, vijojnë protestat kundër reformës së pensioneve

schedule12:34 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 12:34 - 17 Dhjetor, 2019

Paralajmërohet një tjetër e martë e zezë për Francën, ku vijon protestat e sindikatave kundër projektit për reformat e pensioneve. Manifestimet janë parashikuar të zhvillohen në të gjithë vendin, duke nisur nga Parisi, ku do të jenë në shesh dhe shoqata studentore dhe sindikata.

Kaosi do të përshkallëzohet dhe si pasojë e grevës së hekurudhave dhe transportit public. Një grevë të cilës i janë bashkuar dhe nënpunësit e sektorit publik, pjesa më e madhe e shkollave, spitaleve dhe zyrave do të jenë të boshatisura.

Pas protestave në 5 dhe 10 dhjetor, dhe me krishtlindjet pranë, sindikatat shpresojnë në një mobilizim më të gjerë i cili do të detyrojë qeverinë e kryeministrit Filip dhe presidentit Makron që të bëjë një hap prapa për sa i përket reformave të pensionit. Qeveria franceze pësoi një goditje të rëndë një ditë më parë pas dorëheqjes së Zhan Pol Delevoi, autorit të projektligjit të kundërshtuar. Ai u detyrua të lërë postin e tij, pas akuzave për konflikt interesi, pasi nuk kishte deklaruar dhjetëra punësime paralele të tij.



Në këtë klimë të tensionuar qeveria franceze ka përsëritur ftesën për dialog duke përgatitur një mbledhje për të mërkurën. Gjithësesi frika e shumë francezëve është se greva e sindikatave mund të komplikojë dhe më shumë lëvizjet në periudhën e festave të fundvitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!