Negociata me kokën mënjanë. PD nuk po arrin dot akord për një kandidat konsensual me partitë e reja opozitare.
Këtë të mëkurë, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u takuan me përfaqësues të Partise Mundësia të Agron Shehajt, që 4 muaj më parë i mori PD, 2 mandate parlamentare në Tiranë.
Shehaj dhe Noka mungonin në këtë takim, mesa duket nuk i ka dale ende inati nga sherri i vitit te kaluar.
Deputeti i Mundesise, Erald Kapri propozoi një emër si kandidat të opozitës, dhe nje kusht.
“Kemi propozuar një emër, nuk ka lidhje me Manastirliun, profesionist, figurë publike. Nuk kemi kushte për emrat, por kandidati duhet të jetë jopolitik”
Emri i propozuar nga Kapri është Ermal Hasimja. Por u diskutuan dhe dy të tjerë, Edlira Çepani dhe Florian Haçkaj.
Sado jopolitikë të jenë, prap të trem një lidhje e kane me PD.
I pari, ka qenë ish këshilltar i Sali Berishes si kryeminister.
E dyta, gruaja e ish-deputetit të ndjerë te PD, Gert Bogdanit.
I treti, mësohet se në zgjedhjet e 11 majit iu ofrua kandidimi nga PD në listën e Tiranes si figurë nga diaspora, por nuk pranoi.
Kurse Këlliçi pranoi se ështe dakordësuar jo per emrin, por vetem për profilin e kandidatit, sepse nuk harroi qe ne fund vendos doktori.
“Ishte një takim shumë pozitiv dhe produktiv se kemi dakordësuar për faktin se duhet të gjejmë një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Duke qenë se mbetet objekt i tryezës të diskutimit dhe negociatave unë nuk kam ndërmend të dal me emra konkretë ditën e sotme. Sigurisht që propozimet do të diskutohen në PD, me strukturat dhe aleatët.”
Po Tirana a Bëhet? Lapaj dhe Shabani pasi s’bënë dot Shqipërine, nuk besojnë dhe aq shumë te kryeqyteti.
Ata nuk erdhën në takim, por mësohet se më parë kanë pirë kafe me Ilir Alimehmetin, Mediun dhe Dukën. Nuk kanë thënë as po, as jo.
Këlliçi i la dhe dy dite kohë.
“Do të kemi dhe dy ditë takime me parti opozitare. Do degjojme propozimet. Më pas do të vendosim.”
Takimi i fundit është ai mes Nokës dhe Idrizit. Kreu i Çamëve mbetet aleati më i qëndrueshëm i demokratëve. Në 2021 mori 3 mandate deputetësh, në 2023 firmosi për ish deputeten demokrate Lajla Përnaska si kandidate nën siglen e PDIU, duke i hequr PD dhe Këlliçit 2107 vota, kurse në 2025, e vetmja deputete që nxori nga lista e PD, Mesila Doda i iku Berishes pa hyrë mirë në parlament./abcnews.al

