VLORË- Një 24-vjeçar u vu në pranga të Policisë së Vlorës pasi aksidentoi një qytetare në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./abcnews.al

