TIRANË- Dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga Policia e Tiranës.
Në pranga ka rënë një 45-vjeçar të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 2 muaj burgim.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 59-vjeçar 59 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

