Dashi
Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me te mëdha. Shfrytëzojeni çdo moment ne maksimum. Beqaret do jene me sharmante se kurrë me pare dhe do bëjnë për vete shume persona. Financat do jene te stabilizuara dhe do mund te shlyeni edhe borxhet qe keni marre prej kohesh.
Demi
Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merreni vesh me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as debatin me te vogël. Ne ndonjë moment do provoni edhe kënaqësi te reja. Beqaret do kenë disa takime te cilat do i bëjnë t’i shohin gjerat me një sy tjetër. Financat do i përmirësoni duke luajtur me lojëra fati.
Binjaket
Do e shtoni dialogun ne cift gjate kësaj dite dhe do filloni te bëni plane edhe për pushimet verore. Te dy keni te njëjtat dëshira dhe mendime dhe do bëni zgjedhjet me te mira. Beqareve do iu ndodhin gjera fantastike. Ata kurrë nuk e kishin menduar se dashuria e madhe gjendej ndërmjet miqve. Urani do ua mbroje gjate gjithë kohës financat. Mos u shqetësoni.
Gaforrja
Dite shume e mire dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te gatshëm te bëni edh ndonjë çmenduri te vogël e për te përjetuar emocione te reja. Për beqaret do ketë vetëm disa takime pa ndonjë te ardhme. Jupiteri do iu ndihmoje ne sektorin e financave për te vendosur rregull. Situata do jete me e stabilizuar se kohet e fundit.
Luani
Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Situata do filloje dalëngadalë te përmirësohet dhe ju do ndiheni me te qete. Beqaret ose te divorcuarit do parapëlqejnë aventurat kalimtare ne vend te lidhjeve afatgjata. Mundësitë do jene me shumice. Gjendja financiare do jete e paqëndrueshme dhe here pas here problematike. Kujdes!
Virgjeresha
Mos e ndalni për asnjë çast komunikimin ne çift gjate kësaj dite sepse kjo mund te sjelle mosmarrëveshje dhe debate. Kur flisni për çdo gjë e keni me te lehte edhe te kuptoni gabimet e njeri-tjetrit. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sesa te fillojnë një histori dashurie e cila do i beje te vuajnë. Ne planin financiar duhet te bëni kursime qe t’ia dilni.
Peshorja

