FUSHË KRUJË- Një nate pas ngjarjes që u regjistrua në Fushë Krujë, kreu i njësisë administrative është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në lidhje me lëndën plasëse që u hodh pranë mjetit te tij.
Sipas burimeve, Ilir Loci është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe madje shpesh në deklaratë ka dashur të mohojë që eksplozivi është hedhur drejt mjetit te tij.
Ai thotë se ngjarja nuk ka lidhje me të dhe se nuk ka askënd të dyshuar.
Por hetimet janë shtrirë në lidhje me detyrën e tij, thane burime.
Më herët ndërkohë Loci ka mbajtur dhe detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Krujës.
Kamerat ne restorantin ku u regjistrua ngjarja janë sekuestruar dhe po verifikohen nga ana e bluve të Fushe Krujës.
Paraprakisht dyshohet se lënda plasëse është hedhur nga njëra anë e rrugicës drejt mjetit tip Range Rover, në pronësi të Ilir Locit nga shpërthimi u dëmtua dhe një mjet tjetër që ishte aty pranë.
Policia thotë se do të rimerret serish në pyetje pas zbardhjes së plotë dhe të kamerave te sigurisë/ abcnews.al

