Në ABC News u publikuan të dhënat e sondazhit të përjavshëm me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre.
Janë 1187 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%.
Pyetjes “Për cilën nga dy partitë kryesore keni opinionin më pozitiv?”, zëri i shqiptarëve pohon në kuotën e 40 për qind të të anketuarve për Partinë Socialiste, 20.6 përqind prej tyre për Partinë Demokratike, ndërsa elektorati gri është në kuotën e 39.4 për qind.
Krahasuar me sondazhin e një jave më parë në ABC News, 41.3 përqind votuan për PS, 22.5 për qind votuan për PD, ndërsa elektorati gri ishte në kuotën e 36.2 për qind.
Pra dy partitë kryesore nga java në javë kanë ‘humbur’ në vota, ndërsa është shtuar elektorati gri. / abcnews.al /

