Pensionet në vend pritet të kenë një indeksim prej 2.5% në muajin tetor. Ky ëshët vlerësimi i cili realizohet në bazë të Indeksit të Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët i përllogaritur nga Instituti i Statistikave. Në këtë përllogaritje meren për bazë prodktet dhe shërbimet kryesore për të cilat kanë më shumë nevojë pensionistët dhe rritja e çmimeve përgjatë vitit.
Por për të qenë përfundimtare ky nivel indeksimi fillimisht pritet të diskutohet dhe të miratohet nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe më pas nga qeveria.
Por sa ëshët rritja e pensioneve me indeksimin e këtij viti?Sipas një përllogaritjeje pensionet mesatare urbane do të përfitojnë një shtesë prej 490 lekësh ndërsa pensionet mesatare rurale do të marin një shtesë prej , 296 lekë.
Në total në vend rezultojnë se janë mbi 721 mijë pensionistë.Aktualisht qeveria po punon për rishikimin e plotë të skemës së pensioneve në bashkëpunim me bankën botërore por vëmendja tashmë është përqëndruar në rritjen e kontribuesve dhe uljen e deficitetit të skemës së sigurimeve shoqërore.
Indeksimi është një vendim I përvitshëm dhe është një detyrim për të kompensuar rritjen e çmimeve në vend ose niveline inflacionit./abcnews.al

