Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal sulmon kreun/ Përmbysje e çmendur në minutën e 96, Newcastle dorëzohet 1-2

schedule13:18 - 29 Shtator, 2025

schedule 13:18 - 29 Shtator, 2025

Me një përmbysje të çmendur në shtesë, Arsenal u kthye te fitorja në Premier League, duke kaluar 2-1 transfertën e vështirë kundër Njukasëll.

Një sukses i rëmdësishëm që afron ndjeshëm me kreun “Topçinjtë” e Londrës, që shpresojnë që ky është sezoni I duhur për t’I dhënë fund pritjes për titullin që zgjat prej më shumë se dy dekadash.

Por deri te festa, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta duhet të kthente epërsinë e vendasve.

Voltemade ndali topin në rrjetë në minutën e 34-rt, për avantazhin e të zotëve të shtëpisë.

Pas pushimit, Arsenal rriti presionin ofensiv, por I mungoi finalizimi.

Kjo zgjati deri në minutën e 84-rt.

I hedhur në fushë si zëvendësues Miguel Merino goditi saktë me kokë për të kthyer ekuilibrin në rezultat.

Edhe pas barazimit, londinezët nuk hoqën dorë nga loja sulmuese, ndërsa përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e gjashtë shtesë.

Në vijim e një goditje këndi, Gabriel shënoi golin e dytë dhe të fitores për Arsenal, që ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit.

Pas gjashtë javëve të para “Topçinjtë” kanë 13 pikë, vetëm 2 më pak se kryesuesit e Liverpul.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!