Kryeministri Rama në Durrës ka zhvilluar një takim ditën e sotme në kopshtin provizor në një hotel tek banorët të cilët janë strehuar aty që pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama ka takuar disa prej personave që ndodhen aty.
“Ky është fati i përbashkët dhe do ta kaloj bashkë deri kur do të hyni ë shtëpinë e re, vetëm duhet durim. Këtu shërbimi është maksimal dhe ne po bëjmë maksimumin”, tha Rama.
Komplimentet Rama nuk i ka kursyer edhe për stafin e hotelit ku janë vendosur banorët.
“Ju falënderoj shumë, për durimin dhe përkushtimin sepse e di që është e lodhshme. E kisha merak për trajtimin sa më të mirë të tyre se në momente të caktuara mund të thonin edhe gjëra që mund të bënin të humbje durimin, faleminderit shumë”.
Në kopshtin e improvizuar Rama ndau disa momente me fëmijët duke kënduar.
“Flamurin kuq e zi në zemër, vitin e ri në mendje, dhe të gjithë bashkë do festojmë vitin e ri”./abcnews.al