Aksidenti rrugor ndodhur në Qafën e Koshovicës në Fier më tetë gusht me pasoja fatale për jetën e një djali 15 vjec u shkaktua nga një profesor italian. Policia e Fierit edhe dy ditë më pas sqaroi se Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor i biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s, I ka prerë rrugën automjetit që u aksidentua, por vëmëndja e publikut ishte tek Klajdi Musta dhe veprimi I tij heroik. Efektivi i Policisë së Fierit, rrezikoi jetën dhe u lëndua teksa nxorri nga automjeti I aksidentuar, anëtarët e një familjeje nga Patosi mes të cilëve edhe 15 vjecarin që ndërroi jetë dy ditë më pas, në spitalin e Traumës. Ndërkohë, drejtuesi që I preu rrugën makinës së tyre, ishte larguar nga vendngjarja.
Policia arrestoi profesorin italian dy ditë më pas. Ai ndodhet në burgun e Fierit në pritje të përfundimit të hetimeve. Por statusi I tij shoqëror që nuk e pengoi të shkaktonte një aksident, madje të largohej nga vendngjarja, po bëhet shkak që të kërkojë trajtim privilegjues nga drejtësia shqiptare.
Sipas prokurorisë së Fierit, D’Angelo dyshohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe mosdhënie ndihme pas aksidentit. Ndërsa avokati I tij pretendon se ai po ecte me shpejtësi të ulët dhe nuk mund të shmangte përplasjen me një automjet tjetër. Largimin nga vendngjarja, avokatët e justifikojnë me “panikun” që përfshiu profesorin.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në Itali. Deputetë të parlamentit italian, përfshirë Luciano D’Alfonsën, i kanë kërkuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, që të ndërhyjë për kthimin e profesorit në atdhe. Edhe universiteti ku ai jep mësim ka shprehur angazhimin e plotë për lirimin e tij. Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po e ndjekin nga afër çështjen, duke ofruar mbështetje ligjore dhe vizita në burg.
Sipas mediave italiane, kjo situatë rrezikon të kthehet në një rast diplomatik mes Tiranës dhe Romës.Ligji shqiptar parashikon që në rastet kur një aksident rrugor sjell pasoja të rënda, drejtuesit e automjeteve të përfshira në ngjarje mbahen në paraburgim deri në përfundimin e akt-ekspertimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave. Kjo fazë e hetimeve nuk është mbyllur ende nga prokuroria e Fierit./abcnews.al


