Shoqata Evropiane e Radiologjisë Urogjenitale po mban kongresin e vjetor, ku mjekë dhe ekspertë nga e gjithë bota diskutuan për risi dhe arsimim në imazherinë e kancerit të mitrës, vezoreve, veshkave, fshikëzës dhe prostatës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, gjatë fjalës së saj “Inteligjenca Artificiale në Onkologjinë Gjinekologjike: Sfida dhe Mundësi”, theksoi se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë që diagnozat të vendosen më shpejt dhe me më shumë saktësi.
Sala tha gjithashtu se përdorimi i inteligjences artificiale në mjekësi është prioritet i qeverisë shqiptare. Sipas ministres së Shëndetësisë ; “Inteligjenca artificiale mund të bëjë që procesi i skanimit dhe interpretimit të imazheve të jetë më i shpejtë, në mënyrë që më shumë paciente të përfitojnë pa pritur gjatë, duke marrë kujdes shëndetësor cilësor”.
Një tjetër fushë premtuese është zgjedhja e trajtimit më të përshtatshëm për çdo grua, në mënyrë që të shmangen terapi që mund të mos jenë efektive sa të tjerat./abcnews.al

