Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku prezanton planin energjetik 2025-2029: Investime strategjike për diversifikim, eksport dhe lidhje rajonale

schedule15:47 - 25 Shtator, 2025

schedule 15:47 - 25 Shtator, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka ndarë së fundmi një video-informim mbi programin ambicioz të investimeve në sektorin energjetik për periudhën 2025-2029.

Plani parashikon një transformim të thellë të infrastrukturës energjetike të vendit, me objektiva konkrete si ulja e humbjeve në rrjet në më pak se 12%, shtimi i kapaciteteve të prodhimit me mbi 1500 MW, ndërtimi i parkut më të madh eolik në Tropojë, gazifikimi i qytetit të Korçës dhe trefishimi i kapaciteteve të eksportit të energjisë. Gjithashtu, fokusi është vendosur në rritjen e ndërlidhjes rajonale përmes linjave të reja të interkonjeksionit, si dhe nisja e ndërtimit të linjës së re nënujore Shqipëri-Itali.

“Më pak se 12% niveli i humbjeve në rrjet. Diversifikojmë burimet +1500MË. 600 MW parku më i madh eolik në Tropojë. Gazifikojmë qytetin e Korçës. Trefishojmë kapacitete e eksportit të energjisë. Forcojmë ndërlidhjen rajonale përmes linjave të reja të interkonjeksionit. Përmirësojmë rrjetin e shpërndarjen përmes investimeve. Nisim ndërtimin e linjës së re nënujore Shqipëri-Itali.”

/abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!