Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentativë arratisje në burgun e Fierit/ Kapet në kohë nga gardianët Bledar Selmanaj

schedule10:26 - 25 Shtator, 2025

schedule 10:26 - 25 Shtator, 2025

Tentoi arratisjen në oret e para të mëngjesit të se merrkures Bledar Selmanaj pasi cau murin e qelisë duke e goditur me grushta.

Selmanaj i paraburgosur, i akuzuar për vrasjen e shokit të tij në Vlorë, Xhuljan Bullarit, është në pritje të dënimit teksa prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm.

Burime zyrtare nga DPB thanë se Selmanaj pasi mbështolli duart me peshqirë dhe carcafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një të carë në të. Pas kësaj ai ka dalë në oborrin e burgut dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet tubave të kullimit.



Aty sipas burimeve konfidenciale nga burgu i Fierit, Selmanaj kishte një litar me të cilin do të zbriste duke vazhduar arratisjen. Por stafi i sigurisë së burgut ka arritur ta kapë duke e dërguar qeli, këtë herë jo në qeli të zakonshme por në  izolim.

Drejtori i burgjeve Klevis Qose organizoi direkt një takim inspektimi dje ne burgun e Fierit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!