Arben Malaj: Do ta dërgoj në Strasburg shkarkimin tim, krijohet precedenti i diktatorit

schedule08:21 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 08:21 - 17 Dhjetor, 2019

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” të gazetarit Enkel Demi, Arben Malaj është shprehur se deklaratat e tij publike janë përdorusr si skenar për ta pezulluar nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Në studio me Enkel Demi, teksa Kuvendi pritet të votojë pezullimin e tij, Malaj theksoi edhe njëherë se çështjen do e çojë në Strasburg.

Pjesë nga biseda.

Malaj: Nuk është luftë për karrigen por për të mbrojtur strukturën kushtetuese të vendit. Është në sfidën e tyre unë nuk kam asnjë merak. Përveç Gramozit që shpesh nuk voton, vetëm 3 vota duhen që ajo të bjerë.

Demi: Ju e patë dje në Komisioni që ishin 12 vota

Malaj: Patjetër, por ishin vota të hapura. Nuk është sfida ime.

Demi: Ju dje thatë, ky nuk është gjyqi im, është gjyqi juaj, pra ju luani vini ndë dukje ndërgjegjen politike të gjithsecili.

Malaj: Kredibilitetin politik. Siç ju e dini por edhe në raste të mëparshme, në raste kur merren vendime që prekin lirinë e fjalës së lirë dhe lirinë e mendimit të lirë çështja shkon deri në gjykatën e Strasburgut dhe penalitete i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, deputetët ikin, gjysma e tyre nuk zgjidhen. Unë nuk e lë kredibilitetin tim.

Demi: Do e çosh në Strasburg?

Malaj: Patjetër, nuk dua ta çoj për vete, dua të krijohet precedenti që asnjë neodiktator nuk mund të në një demokraci..

Demi: Cili është nediktatori

Malaj: Propozuesi, ia kam thënë në sy. Mua më vjen keq që një njeri që hyri në politikë si shpresa e të rinjve sot është njeriu që të rinjtë kërkojnë që të largohet ai nga politika.

Demi: Për Edi Ramën e keni?

Malaj: Me emra të përveçëm asnjëherë nuk flas. Kam probleme me atë që ka guxuar dhe ka mashtruar për të marrë qeverisjene PS dhe qeverisjen e vendit.

Demi: Cila është arsyeja e vërtetë që duna tju shkarkojnë nga Këshilli Mbikqyrës?

Malaj: Arsyeja reale janë duart e zgjatura në institucionet pavarura të vendit tim që nuk kanë guximin të pranojnë njerëz që votojnë edhe kunder.

Demi: Nuk është pëlqyer sjella juaj ?

Malaj: Ju analizoni dy faktorë aktivitetin publik dhe në bankë. Ativiteti im kritik ka qenë i përhershëm. Përdoret kjo si fasadë publike për thelbin e asaj. Nuk donin të më çonin si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Pastaj u detyruan të më çojnë bashkë me të tjerët. Unë nuk besoj se më kanë çuar që më kanë dashur. Më fal të pyes dini ju ndonjë gazetarin tuaj, që unë ti kem thënë nuk të jap intervistë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!