NEW YORK- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se Kosova nuk duhet të thellojë ndarjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por të tregojë kujdes të shtuar.
“Çdo fraksion, çdo moskuptim, çdo keqkuptim me partnerët tanë, sidomos me SHBA, sigurisht që sjell shqetësim në Kosovë, sjell shqetësim dhe në Tiranë. Ne do punojmë fort, ashtu siç kemi bërë deri tani jo vetëm që të përfaqësojmë Shqipërime në ambasadat tona, si në organizatat ndërkombëtare në NATO apo kudo tjetër, ku Shqipëria e ka një zë dhe nuk e ka një zë të mekët, por e ka një zë të fortë, e ka fituar këtë prestigj. Do ta përdorim këtë zë edhe për Kosovën, pavarësisht arsyeve, çështjeve, pavarësisht se ku qëndron faji dhe ku qëndron çështje ne do ta përdorim zërin dhe forcën tonë për ta mbështetur Kosovën në çdo hap.
Çdo çështje që cenon marrëdhëniet me SHBA është një problem jo i vogël. Për Kosovën, besoj se këtu bien të gjithë dakord, besoj se bie dakord edhe vetë kryeministri i Kosovës.
Besoj të gjitha autoritetet e tjera atje…duhet gjetur mënyra që qëndrimet të afrohen, që ngërçet institucionale mos të sjellin pasoja të rënda si në jetën e institucioneve dhe jetën e qytetarëve të Kosovës dhe ajo që Shqipëria mund garantojë është që gjithkund ku do kemi mundësisë për ta afruar qëndrimet, për të negociuar, për të ngritur zërin dhe për të mbajtur qëndrim pro Kosovës, ne do ta bëjmë padiskutim. Është detyrim kushtetues, detyrim kombëtar dhe patriotik ta bëjmë këtë gjë.”, tha ajo./abcnews.al

