Dy vite nga “Banjska” dhe ambasadorët bëjnë thirrje që përgjegjësit për sulmin terrorist të vendosen para drejtësisë.
Nga sulmi terrorist më 24 shtator në Banjskë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Lavdim Hamidi; kryeredaktor “Front Online”, u shpreh në emisionin “Balkan Update” në ABC News se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është ai që mbështet, Radoiçiç i cili duhet të ishte para drejtësisë. Por sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh pasi Radoiçiç i duhet presidentit serb për të shtypur protestat në Serbi.
“Vuçiç ruan Radoicic dhe ky i fundit ia kthen në të njëjtën mënyrë duke i shtypur protestuesit. Në Kosovë janë diku tek 50 persona që është ngritur aktakuza gjë që nuk ka ndodhur në Serbi. Por ata persona financohen dhe kanë mbështetje në Serbi. Radoicic është bashkëpunëtor i ngushtë nga Vuçiç dhe në asnjë mënyrë ai nuk do ta dorëzojë atë. Serbia vazhdimisht i ka shpërfillur kërkesat e aleatëve perëndimorë. Janë rreth 50 persona që kërkohen dhe asnjë prej tyre nuk dorëzohen”, tha ai.
/abcnews.al/


