Në një kohë që Shqipëria synon të Integrohet në Bashkimin Europian fermerët por edhe eksportuesit janë të orientuar në gjetjen e metodave të reja për të prodhuar produkte biologjike.
Eksportuesit shprehen se çdo produkt tashmë duhet të shoqërohet me faturë ndërsa theksojnë se përdorimi I insekteve për të luftuar sëmundjet te bimët është një zgjidhje shumë e mirë për të shmangur përdorimin e pesiticideve.
Po ashtu eksportuesit rekomandojnë që më shumë kontrolle të realizohen edhe në mënyrën se si tregtohen pesticidet në farmacitë bujqësore. / abcnews.al /


