Deputeti i PS, Taulant Balla ka hedhur akuza ndaj deputetëve të opozitës, teksa tha se dhunuan seancën e kaluar.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se duhet të votohen me konsensus përbërja e komisioneve parlamentare.
“Do kërkoj nga ana juaj që deputetëve parafolës, t’u kujtohet që janë në shkelje të rregullores së Kuvendit. Procesverbali i seancës së kaluar, nuk më rezulton që asnjë prej deputetëve të opozitës, të ketë marrë fjalën. Fjalën mund ta marrin ata që kanë pasur fjalën seancën e kaluar, sipas rregullores. Këta nuk kanë pasur mendim, kanë pasur ndërmend. Por pasi dhunuan seancën, tani vijnë pas një jave dhe duan të japin mendim. Konsensusin, kemi kaluar sot me konsensus për përbërjen e komisioneve dhe për 3 grupet parlamentare të opozitës. Të kalojmë në votim dhe mos të bëjmë me hile për pjesën e procedurës”, theksoi Taulant Balla./abcnews.al

