Akdemikja Valentina Ndou është përfshirë në listën e shkencëtarëve më të mirë në botë.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Ndou u shpreh se punon edhe në fushën e sipërmarrjes teknologjike.
Ajo shtoi se ka marrë ftesa për t’u rikthyer në Shqipëri.
“Unë jam pjesë e departamentit të Inxhinerisë së Informacionit. Jam larguar nga Shqipëria para 25 vitesh. Në Itali vazhdova master pasuniversitar dhe doktoraturë. Doktoratura që kam bërë në Itali, në universitetin e Salentos, përfshinte profesorë nga universitete evropiane. Mësova shumë gjëra dhe objektiva të reja që mund të realizoj në jetë. Unë punoj edhe në fushën e sipërmarrjes teknologjike. Kam një bashkëpunim shumë të ngushtë me universitetet shqiptare. Këtu në universitetin e Salentos, kam realizuar shumë marrëveshje bashkëpunimi me universitete shqiptare. Kam pasur ftesa për t’u kthyer, por jeta ime është tashmë e fokusuar në Itali.”, theksoi ajo./abcnews.al


