Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

schedule14:22 - 22 Shtator, 2025

schedule 14:22 - 22 Shtator, 2025

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë  pasur një performancë pozitive  gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT në përudhën janar-gusht eksportet e mallrave arritën vlerën 264 mld lekë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë. Ndikim kryesor në rritjen e eksporteve nga Shqipëria kanë dhënë  nëngrupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 18,9 % si dhje , “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1,5% . Eksporti i naftës bruto që po nxirret nga nëntoka në Patos-Marinzë, ka dhënë kontributin kryesor në ndalimin e rënies së eksporteve.

Negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Produkte kimike dhe plastike”.  Deficiti tregtar për tetëmujorin është ngushtuar me mbi 6%, duke reflektuar përmirësim të mëtejshëm. Megjithatë, mbetet i lartë në vlerë me 318 miliardë lekë, çka tregon se Shqipëria vijon të jetë një vend që importon shumë më tepër se sa eksporton.

Po ashtu të dhënat tregojnë se edhe në Gusht të vitit 2025, eksportet shqiptare kanë ndjekur trendin pozitiv të dy muajve të mëparshëm, duke arritur vlerën 25 mld lekëve, me një rritje prej 12.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Gjatë këtij tetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova  me 75%, Greqia  dhe Gjermania. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia Kina dhe Maqedonia e Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!