Një ditë përpara seancës për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i Tiranës, i kërkon Erjon Veliajt të paraqesë me shkrim verejtjet apo argumentat në rast se nuk do ti mundësohet pjesëmarrja fizike, në mbledhjen e thirrur të martën në orën 16:00
“Në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë present, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të behen me dije në këtë mbledhje.”
Por në një shkresë të dyte, Veliaj thotë, se nuk është informuar mbi mbledhjen e Këshillit Bashkiak apo mbi argumentat mbi të cilat është mbështetur procedura për shkarkimin e tij. Kryebashkiaku thotë se nuk I është krijuar mundësia për tu mbrojtur apo sqaruar as fizikisht dhe as me shkrim. Tashme kur na ndajne vetem pak orë nga mbledhja e këshillit bashkiak, mbetet në dore të drejtësisë nëse veliaj do marre pjesë në mbledhje apo argumentat e tij do I percjelle nepermjet nje letre publike.
Të martën në orën 10 do të mblidhet Komisioni I Ligjeve në Bashkine e Tiranës për të future në rend të ditës kërkesën e këshilltarëve të majtë, ndërsa pasdite do zhvillohet seanca për shkarkimin e Veliajt, i cili prej 10 vitesh mban detyrën e kryebashkiakut të Tiranës. Për shkarkimin e tij nga detyra do të duhet vota e së paku 31 këshilltareve ndërsa me tej vendimi do ti përcillet këshillit të ministrave. Më pas Veliaj ka 15 ditë kohë për të ankimuar në gjykatën kushtetuese. Në rast se ankohet vendimi pezullohet deri në një vendimarrje të gjykatës, ndërsa në rast se jo, I hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme, ku PS e ka gati kandidaten, Ogerta Manastirliuun.
/abcnews.al


