Një avion MIG21 i periudhës së komunizmit është zhytyr në plazhin e Dhërmiut, duke u bërë atraksion turistik prej disa vitesh.
Zhytësi nga “Albania Adventure”, Besart Muçmata tha në emisionin “ABC e Mëngjesit” se avioni është zhytur në thellësinë 9 metra, ndërsa një anije, po e periudhës së komunizmit, ndodhet në thellësinë 26 netra.
“Ky është avion i kohës së komunizmit. Ushtria shqiptare ka pasur në atë kohë 240 të tilla. Pronarët e Drimadhes e kanë blerë avionin dhe e kanë hedhur në parkun nënujor. Si destinacion, ka 7 vite që qëndron në ujë, ndërsa anija ka 6 vite. Edhe anija i përket kohës së komunizmit. Është anija e parë për polumbarët shqiptarë. Aty brenda është edhe një dhomë hiperbarike për të futur zhytësit nëse do të kishin probleme. Avioni është në thellësi 9 metër. Anija është në thellësi 26 metër, duhet të jenë persona të certifikuar. Bëjnë më shumë praktikë se fillestarët, janë zhytësa autonom, që nuk kanë nevojë për një guidë.”, theksoi ai./abcnews.al


