Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Real është “mbreti i futbollit”/ Klubi spanjoll është lëshuar “pa frena” në blerje lojtarësh

schedule13:52 - 1 Gusht, 2026

schedule 13:52 - 1 Gusht, 2026

Janë vërtet në një nivel tjetër.

Jo më kot madrilenët cilësohen “mbretërit e futbollit”, dhe Reali si klubi më I madh I botës.

Kjo verë vërtet vazhdon nën shenjën e shpenzimeve të jashtëzakonshme të Premier Ligës angleze, veçse në “Santiago Bernabeu” kanë përzgjedhur shumë emra dhe mjaft prej tyre yje të vërtetë.



Në një ekip ku luajnë të tillë si Mbape apo Belingahm, pritet kapiteni I Spanjës, kampioni I botës, Rodri, I cili ka arritur akordin me klubin e presidentit Florentino Perez.

Po ashtu, të tillë si Diomande, Bernardo Silva, Konate, Espi, Damfris dhe kampioni tjetër I botës, Kukureja.

Shpenzimet në vlera monetare nuk janë ende të bujshme, vetëm 75 milionë euro të konfirmuara, por priten të rriten ndjeshëm me gati 120 milionë euro për sulmuesin Diomande dhe 50 deri në 60 milionë euro për Rodrin.

Çfarë e bën të mundur të këtë shfrenim maderilen në treg?

Arsye janë dy, dhe së pari sepse Reali ka të ardhura të jashtëzakonshme, më të mëdhatë në botë.

Për të tretin sezon radhazi është kaluar shifra e të ardhurave prej 1 miliardë eurove në sezon, falë marketingut dhe shitjes së fanelave e suvenireve të yjeve të mëdhenj.

Së dyti, fanela “merenges” tërheq shumë duke qenë 15 herë kampione e Europës dhe 36 herë kampione e Spanjës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!