Opozita parlamentare vendosi te bojktojë komisionin e Reformës Zgjedhore derisa ky komision të nisë nga puna për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Komisioni i Reformes Zgjedhore nuk ka arritur dot të zhvillojë mbledhje sot, pasi nuk kishte kuorum. Nga radhët e opozitës ishte vetem Nimet Musai nga grupi i LSI-së, ndërkohë që të gjithë anetarët e tjerë munguan.
Bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri deklaroi për mediat se shpreson që kjo mungesë të mos jetë bojkot.
Por të kontaktuar nga “Abc News” anëtarët e opozitës parlamentare konfirmuan se nuk do të shkojnë në mbledhje përsa kohë që nuk fillon diskutimi për të ndryshuar sistemin.
Mësohet se brenda pak ditësh opozita do të paraqese edhe propozimet e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor./abcnews.al

