Tevez zbulon pengun e karrierës: Çfarë gabimi, u pendova që ditën e parë

schedule17:56 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 17:56 - 16 Dhjetor, 2019

Carlos Tevez u largua nga Juventusi qershorin e vitit 2015 dhe u rikthye te Boca Juniors, ekipi i tij i zemrës. Aventura e dytë në “Bombonera” nuk zgjati shumë dhe sulmuesi i famshëm u largua sërish. Kësaj radhe drejt Kinës, aty ku Shanghai Shenhua e mbuloi me miliona euro.

Ishte fundi i dhjetorit të vitit 2016 dhe oferta tunduese dhe milionat e shumtë nuk u refuzuan dot nga argjentinasi. Një vendim për të cilin është penduar dhe e cilëson si më të gabuarin e jetës së tij në një prononcim për Ole.

Jam penduar, u mërzita që në ditën e parë që mbërrita në Kinë. Ndoshta ky ka qenë vendimi më i keq që kam marrë në karrierën time“, thekson 35-vjeçari, i cili qëndroi dy vite “pushime” në vendin e madh aziatik dhe u rikthye sërish te Boca e tij e dashur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!