Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Qeveria e Ramës, teknike dhe politike’, Meçe: Ndryshimet në ministri dhe bashki, frymëzim për risi

schedule20:36 - 18 Shtator, 2025

schedule 20:36 - 18 Shtator, 2025

Kryeministri Rama prezantoi skuadrën qeverisëse për mandatin e katërt, ku mes tyre kishte riemërime dhe figura të reja që duken premtuese në politikën kaotike.

Analisti Arben Meçe tha për ‘Real Story’ se qeveria e re e Ramës është sa politike dhe teknike. Më tej, Meçe tha se për herë të parë kemi një parlament të ndryshuar, lëvizje në pushtetin vendor dhe emra të rinj ministrash të cilat na frymëzojnë për diçka të re.

“Drejtuesi i ekipit ka të drejtë të zgjedh ekipin e vet. Në fushatë elektorale personazh i dytë nuk kishte, sepse ekipi me në krye Berishën dhe Ramën. Që në këtë moment lind e drejta që ai që fiton të zgjedh ekipin e vetë. Rama po bën 12 vjet në qeverisje dhe ka prodhuar një shportë rezervë, që i ka gati në çdo kohë. Debati jonë ka qenë në filozofinë e Ramës ku ne prisnim që Rama të bënte revolucion dhe nuk ndodhi kështu.



Një politikan i pjekur e kupton që themeli në drejtimin e tij është partia. Rama ka bërë një qeveri që është sa politike dhe teknike. Pikat kryesore që elaboroi dhe bëri elitën i ka që nga parlamenti dhe në ministra. Alternoi qeverinë politike dhe teknike. Ka qenë dhe shumë ministra të tjerë, Ibrahimaj iku në mënyrë dinjitoze dhe u kthye në mënyrë dinjitoze. I ka fituar zgjedhjet, ne japim të drejtë legjitime të zgjedh stafin dhe për ta mund të flasim për 4 veta sepse të tjerët nuk i njohim. Për herë të parë kemi një parlament të ndryshuar totalisht, lëvizje në bashki dhe janë shumë për herë të parë që na frymëzojë për diçka të re.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!