Analisti Arben Meçe thotë se kryeministri Edi Rama mori përgjigjësinë politike, në lidhje me Diellën, për tenderat publikë që pritet të realizohen me inteligjencë artificiale.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Diella nuk prodhon asgjë, por do të verifikojë kriteret.
“Është program që ka dy vite që po përdoret në Shqipëri. Gjithë këto grup kapituj që hapen tani, janë në përputhje e legjislacionit tonë me legjislacionin e BE. I bën përmes këtij mekanizmi sepse nuk i bën dot me dorë. Dhe ka kohë që po punon ky mekanizëm. Në Shqipëri ka dy vite që po zbatohet. Nuk është përfaqësuar Shqipëria me Diellën në Evropë. Kryeministri i Shqipërisë mori përsipër përgjegjësinë drejtpërdrejt për një program. Nuk do ketë të tjerë që do mbajnë përgjegjësinë për këtë skemë që quhet tenderim. Mori përgjegjësinë drejtpërdrejt. Ky nuk është i vetmi instrument, ky është instrument i cili bën përzgjedhjen, korrektohet edhe në nivele të tjera. Ai mori përsipër përgjegjësinë politike. Rama i hodhi dorashkën opinionit publik. Nëse Diella deformon rezultatet, e bën rastin e parë, rastin e dytë. Provojeni njëherë, pastaj flisni. Diella nuk prodhon gjë, verifikon përputhshmërinë e kritereve. Kriteret e tenderimit janë legjitime, janë në përputhje me ligjin. Diella ballafaqon kriteret.”, theksoi ai./abcnews.al


