Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Haga, proces jetik për Kosovën’, Ukshini: Serbia kërkon të njollosë luftën e UÇK

schedule17:31 - 18 Shtator, 2025

schedule 17:31 - 18 Shtator, 2025

Ish ambasadori Syle Ukshini komentoi situatën politike dhe gjyqin ndaj 5 krerëve të UÇK në Hagë. Ukshni tha se Haga është një proces jetik për të ardhmen e Kosovës dhe se lufta e UÇK është krenari për shqiptarët. Më tej, Ukshini tha se Serbia kërkon të njollosë luftën e UÇK dhe se përpjekjet për liri duhet të ruhen si testament.

“Është një proces jetik për të ardhmen e Kosovës, nëse është një krenari për shqiptarët e Kosovës për një shekull është lufta e UÇK.

Është politika dhe intelektualët e kanë traumë si është e mundur që Serbia të sulmohet dhe Serbia kërkon të njollosë luftën dhe kauzën. Popujt që kanë krenari e ruajnë në memorien e tyre disa gjëra, për mua është kapitulli më i ndritur i shqiptarëve të Kosovës dhe duhet të ruhet si testament.

Fitorja e UÇK nuk është fitore ushtarake, është fitore historike dhe diplomatike. Historia nuk rishkruhet dhe nuk ribëhet si dëshirojnë. Nëse më 24 mars SHBA ishin vendimtare për të bombarduar infrastrukturën e Millosheviçit, ishte goditja më e madhe që mori narrativa serbo ruse.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!