Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj, PS nis ‘divorcin’/ Kara: Standart i dyfishtë! Berisha nuk u paraqit në Kuvend për 6 muaj, por nuk iu hoq mandati

schedule23:47 - 17 Shtator, 2025

schedule 23:47 - 17 Shtator, 2025

Avokati Romeo Kara komentoi për studion e ‘Ora e Fundit’ dosjen Veliaj dhe kërkesën e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij. Avokati tha se nëse çështja kalon në Gjykatë Kushtetuese, mund të pezullohet.

Në fokus ai solli ‘precedentin Berisha’ i cili gjatë arrestit të shtëpisë nuk u paraqit në Kuvend. Avokati tha se ky është një standart i dyfishtë sepse edhe pse Berisha nuk u paraqit për 6 muaj, mandati nuk iu hoq.

“Kemi një rast i cili duhet vlerësuar hap pas hapi, duhet të reagonte Këshilli Bashkiak për mungesën mbi 3 muaj. Duhet të mësojnë të jenë korrekt me ligjin, problemet partiake nuk mund të kapërcejnë ligjet. Nëse vendi ka ngelur bosh më shumë se 3 muaj duhet të ndërmerret iniciativa. Nëse goditet ky akt në Gjykatën Kushtetuese, atëherë pezullohet çdo gjë. Ligji njeh drejtimin me një nënkryetar që e delegon kryetari dhe kjo nuk ka ndodhur. Mendimi im personal, Veliaj duhet të jepte dorëheqjen, por nëse Gjykata Kushtetuese e merr në dorë mund të pezullohet vendimi.



Berishës nuk iu hoq mandati si deputet  kur nuk u paraqit për 6 muaj kur tha isha i detyruar sepse ndodhej në arrest shtëpie. Kjo mund të japi një indicie për vendimin pro Veliaj.

Në rastin e Veliaj do të konstatojnë që nuk është paraqitur në zyrë, nuk je paraqitur fizikisht për 3 muaj dhe ky është procedent në politikë. Është vakum ligjor dhe duhet të shihet e mira publike.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!