Milani u frenua pas dy fitoreve radhazi dhe nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në duelin e zhvilluar në “San Siro” kundër Sassuolos. Ekipi i Piolit krijoi shumë raste, goditi shtyllën dhe traversën, por ishte i pafat. Edhe atëherë kur gjeti golin me anë të Theo Hernandez, VAR-i e anuloi.
Mbrojtësi i majtë është një nga lojtarët më në formë dhe më cilësorë të ekipit. Përveçse golashënuesi më i mirë i Milanit me katër gola (po aq sa ka edhe Piatek), 22-vjeçari është një “raketë” në korsinë e tij dhe cilësitë e tij dallohen në videon e mëposhtme.
Ishte minuta e 94-t e ndeshjes dhe kuqezinjtë u hodhën për herë të fundit në sulm për të gjetur golin e fitores. Rreth 90 minuta sprint dhe rast i rrezikshëm, por për fat të keq Paqueta u nxitua dhe Milani nuk ia doli të gjente golin e fitores. /abcnews.al
In effetti non è sbagliato affermare che Theo sia la nostra principale fonte di gioco. Anche ieri ha creato dal nulla un’occasione grossa, l’ultima della partita. Dopo 90 metri di campo percorsi.
Mancherà con l’Atalanta, anche perché sarà una partita piena di transizioni. pic.twitter.com/yAAgVZ0Ao3
— Mefisto94 (@mefisto94_) December 16, 2019