Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zonja e çmendur” në Champions/ Juventus-Dortmund del 4-4, pjesa e dytë “jashtë binarëve”

schedule10:50 - 17 Shtator, 2025

schedule 10:50 - 17 Shtator, 2025

Ndoshta, vërtet po e ndryshon ADN-në. Shpresohet që një hop historik po ndodh tek Juventusi, e ndoshta trajneri Igor Tudor ka meritën, ndërsa dueli ndaj Dortmundit në Champions ishte një spektakël që të merr frymën.

Me ndeshje që i kemi parë më shumë në Spanjë, Gjermani apo Angli, “Zonja e Vjetër” barazoi 4-4 me Borusian, madje duhet të ndihet e kënaqur që nuk humbi.

Plot 29 gjuajtje u bënë drejt portave, një në çdo tre minuta, dhe italianët u përpoqën më shumë, por u ndodhën gjithmonë në dizavantazh. Dortmundi shënoi për 1-0 me sulmuesin Adejemi, për 2-1 me Nmeçën, e pastaj arriti në 4-2 falë Kutos dhe Benselbainit.

Ishte minuta e 86-të, por asgjë nuk kishte mbaruar sepse Vlahovic në të katërtën shtesë dhe Kelli në të 96-ën siguruan pikën për zebrat. Dy barazimet e para u arritën falë golave nga Jildiz dhe Vlahovic.

Reali ndërkaq fitoi, por vuajti jo pak dhe luajti mbi 20 minuta me 10 futbollistë. Në “Santiago Bernabeu” të parët shënuan francezët e Marsejës, kur Tim Ueah gjeti rrugën e rrjetës në 22’.

Madrilenët u shpëtuan nga dy penallti, të dyja të kthyera në gol nga Kilian Mbape. E para në 28’, dhe e dyta pas një vendimi të arbitrit për prekje të topit me dorë që u kundërshtua nga marsejezët.

Në një sfidë të çuditshme, Reali humbi zotërimin e topit, me vetëm 43 për qind, diçka që I ndodh shumë rrallë. Përballja ishte tërësisht e hapur, me 43 gjuajtje drejt portave, dhe Madridi I trajnerit Shabi Alonso bëri shumë më tepër.

Arsenali ndërkaq, gjysmëfinalist i Championsit sezonin e kaluar, arriti sukses jo edhe aq të lehtë, por të merituar në Bilbao. Atletiku vendas u mund 2-0, me golat që erdhën në pjesën e dytë nga Martineli në 72’ dhe Trosar në 87’.

Ekipi I trajnerit Mikel Arteta zotëroi lojën me 62 për qind mbajtje topi, dhe pati 6 gjuajtje në kuadrat ndaj vetëm dy të baskëve. Në ndeshjet e tjera pati të papritura si fitorja e Karabakut 3-2 në Portugali kundër Benfikës apo e kampiones belge, Union Sent Zhilua 3-1 në Holandë ndaj PSV Ajndhovenit. Totenhem mundi 1-0 në shtëpi Vijarrealin falë një autogoli të hershëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!