Muzika është zëri i shpirtit, sopranoja Ermonela Jaho vjen para publikut shqiptar me ariet plot ndjenja
Koncerti “Kur ndjenjat marrin zë” sjell Ermonela Jahon në shtepine e saj , ku emocionet më të medha i ka përball këtij publiku. Në këtë natë plot ndjenja dhe emocione, ajo kthehet jo vetëm si një artiste e jashtëzakonshme, por edhe si simbol krenarie për artin dhe kulturën shqiptare.
Nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, njëkohësisht dhe drejtor artistik i Teatro “Massimo Bellini” në Catania, me korin dhe orkestrën e TKOBAP-së, publiku do të përjetojë një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini./abcnews.al

