Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Prezantimi i Martinit te Teuta: Kam besim te këta lojtarë

schedule15:18 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 15:18 - 16 Dhjetor, 2019

Edi Martini është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Teutës. Shkodrani ishte në shoqërinë e drejtuesve të klubit, takoi me radhë të gjithë lojtarët dhe foli shkurt në lidhje me këtë aventurë.

44-vjeçari kthehet në Durrës si trajner pas tetë vitesh dhe do të debutojë kundër Partizanit, duel që zhvillohet ditën e mërkurë. Pas karikimit që i bëri skuadrës, të gjithë zbritën në fushë dhe Martini zhvilloi seancën e parë stëvitore me Teutën.


Pothuajse të gjithë lojtarët i njoh, jo personalisht, por gjatë ndeshjeve. Ju njoh mjaft mirë. Ishalla dalim faqebardhë, për të tjerat kemi kohë boll për të diskutuar. Kemi dy ndeshje ku duhet të japim të gjithë maksimumin.

Duhet të sakrifikojmë në maksimum, pasi janë dy ndeshje që na mbajnë në garë. Kam besim se kemi lojtarë, këto dy javë duhet të kapim maksimumin“, thekson Edi Martini. /abcnews.al

Trajneri duke takuar të gjithë lojtarët

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!