Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance prezantoi nga shtëpia e bardhë episodin e radhës të emisionit të Charlie Kirk.
Ai tha se aktivisti i ndjerë, luajti një rol të madh në zgjedhjen e Donald Trump si president dhe rrjedhimisht edhe të vetë Vance si numri dy.
“Ai ishte një pjesë kritike e zgjedhjes së Donald Trump si president, e zgjedhjes sime si zëvendëspresident, dhe një pjesë e madhe e suksesit tonë gjatë shtatë muajve të fundit i detyrohet përpjekjeve të tij, stafit të tij, mbështetjes së tij dhe miqësisë së tij”
I ulur në zyrën e tij ceremoniale, zëvendëspresidenti tha se po zëvendëson dikë që nuk mund të zëvendësohet, por premtoi të bënte të pamundurën.
Shtëpia e Bardhë transmetoi video të drejtpërdrejtë të emisionit në ekranet në sallën e konferencave për shtyp.
Zëvendëspresidenti fluturoi për në Utah me Air Force Tëo për të ndihmuar në transportimin e arkivolit të Kirk në shtetin e Arizonës për varrim. Një ceremoni përkujtimore për Kirk do të mbahet më 21 shtator në Glendale në një stadium me mijëra vende ku pritet të jetë edhe Donald Trump.
Charlie Kirk, një mbështetës i fortë i ish-presidentit Donald Trump dhe bashkëthemelues i organizatës studentore konservatore Turning Point USA, u vra nga një plumb i vetëm gjatë një aktiviteti në universitetin e Utah, duke shtuar frikën për rritjen e dhunës politike në SHBA.
Autori i vrasjes 22 vjecari Tyler Robinson nuk po bashkëpunon me autoritetet, të cilat po përpiqen të zbulojnë motivin e krimit të rëndë duke marrë në pyetje miqtë dhe familjarët e tij./abcnews.al


