Komentatori Indrit Vokshi thotë se në PD kanë mbetur vetëm besnikët e Sali Berishës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Vokshi u shpreh se humbësit kanë ulur kokën dhe janë nënshtruar për të vazhduar karrierën e tyre në këtë forcë politike.
“Kur nisi revolucioni në vitin 2021, revolucion i vertetë për aq sa ishte e nevojshme në korridoret e PD, nuk u tha, është apo jo e drejtë, për “non grata”. U tha, i pabesë dhe besnik,. Pra, kush ishte besnik ishte këtu. Duhej gjykuar çfarë qëndrimi duhej ndaj një vendimi amerikan, kaloi nga politika në kanun. I pabesë, besnik. Ajo që ndodh sot në PD është në kuadër të saj, i pabesë dhe besnik. Ata kanë ulur kokën dhe janë nënshtruar për karrierën e tyre politike. Nuk ka një narrativë tjetër politike, kanë humbur dhe janë futur në rreshtin e besnikëve. Në PD tani janë besnikët. Kjo linja e besnikërisë e kësaj forme, të pamundëson të bësh politike. Ne gjykojmë atë se çfarë ka ndodhur.”, theksoi ai./abcnews.al


