Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbja e zgjedhjeve, Hoxha: Secili në PD, duke nisur nga Berisha do mbajnë përgjegjësi, ndryshe përgjysmohemi

schedule20:50 - 15 Shtator, 2025

schedule 20:50 - 15 Shtator, 2025

Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka folur pa doreza në emisionin “Real Story” në ABC News, duke ngritur alarmin për situatën e brendshme në PD dhe rrezikun real që kjo forcë politike të përgjysmohet në zgjedhjet e ardhshme.

Hoxha ka deklaruar se, po të ishte pjesë e Grupit Parlamentar, do të kishte votuar kundër rikonfirmimit të Gazment Bardhit si kryetar grupi, ndërsa ka theksuar se është koha për një analizë të thellë dhe mbajtje përgjegjësie. “Nëse nuk dimë të ruajmë votën, atëherë më mirë të shkojmë në shtëpi,” u shpreh ai, duke nënvizuar nevojën urgjente për reformim dhe rikthim të besueshmërisë përpara qytetarëve shqiptarë.

“Rikonfirmimi i Bardhit si kryetar grupit, po të isha pjesë e Grupit Parlamentar të PD do të votoja kundër. Kritikat e mia i kam thënë në Kryesinë e PD. Dikush duhet të jetë edhe kryetar i atij grupi. Në mbledhjen e Kryesisë u diskutua që në mbledhjen e ardhshme do të fillohet procesi i analizës dhe mbajtja e përgjegjësisë, duke filluar që nga kryetari i opozitës dhe çdo anëtar i PD, kanë dhënë rendiment apo s’kanë dhënë, janë shitur apo jo. PD do të kalojë në një proces analize të thellë. Nëse PD nuk do të bëjë një analizë, në zgjedhjet e PD do të përgjysmohet si forcë politike. Berisha ka përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve. Ne o do të kthehemi në forcë konkurruese realiste në të vërtet, duhet të vëmë objektiva realë për t’u bërë të besueshëm për qytetarët, nëse nuk e bëjmë këtë ne rrezikojmë të shkojmë nga 500 mijë vota në 300 mijë vota. Duhet të dimë të ruajmë votën. Nëse themi që kanë vjedhur votën, më mirë të shkojmë në shtëpi sepse i bie që ne nuk ditkemi të ruajmë votën”, tha Indrit Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!