Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD merret me Diellën/ Vokshi në “Real Story”: Berisha, politikan pa fantazi

schedule20:31 - 15 Shtator, 2025

schedule 20:31 - 15 Shtator, 2025

Komentatori Indrit Vokshi thotë se Sali Berisha është politikan pa fantazi, teksa PD prej disa ditësh po merret me Diellën, ministren e emëruar nga qeveria për të luftuar korrupsionin dhe jo me problemet kryesore të shqiptarëve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Vokshi u shpreh se kryeministri Edi Rama po tallet me opozitën.

“PD ka të gjitha sondazhet e shqiptarëve dhe amerikanëve, ku identifikohen problemet e shqiptarëve. Rendi, siguria, cilësia e arsimit dhe nuk fokusohet te këto probleme. Por ndjek agjendën e Ramës. Problemi kryesor i shqiptarëve është papunësia. Projeksionet e tyre ekonomike, nuk mund të vendosin një pronë, deri aty ku nuk mund të ndërrojnë orenditë e shtëpisë. Sot ke njerëz nëpër korridore të spitaleve. Rama nxjerr kukull, një robot. Në këtë drejtim, mendoj se përveçse humbje elektorale, është humbje e fantazisë politike. Nuk kam kënaqësi kur e them këtë, por është reale. Kjo është mungesa e fantazisë dhe identifikimit të prioriteteve.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!