Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA e Xhamajka fitojnë “finalet e erës”/ Boterori i atletikës, Jefferson e artë në 100 metra femra

schedule13:39 - 15 Shtator, 2025

schedule 13:39 - 15 Shtator, 2025

Dy garat e erës tashmë i kanë emrat e triumfuesve. Në mbretëreshën e sporteve, atletikë, janë dy disiplina që veçohen, 100 metrat për femra dhe për meshkuj.

Sfidat tashmë u konsumuan në kampionatin botëror në Tokio dhe për vajza fitoi një atlete amerikane, dhe për djem një sprintier nga Xhamajka.

Melisa Xheferon-Udën, 24-vjeçarja nga Karolina e Jugut, mundi rivalet me kohën e shkëlqyer 10”61. Rekord i kampionatit botëror dhe rezultati i katërt më i shpejtë në histori.

Argjentin e fitoi xhamajkania Klejton me 10”76 dhe bronzin Alfred nga Sent Lusia me 10”84. Për meshkuj, ishte Xhamajka që gëzoi. Oblik Sevilje fitoi të artën me 9”77, duke lënë pas patriotin e tij, Kishejn Tompson me 9”82. Tompson ka rezultatin më të mirë të vitit me 9”75.

Medaljen e bronzit e mori amerikani Noa Lajls me 9”89. Natyrisht, këto rezultate janë ende shumë larg rekordit të vendosur nga Usain Bolt me 9”58, ndërsa Xhamajka fitoi të artën e parë në këtë garë në Botëror që nga Bolt në 2015.

SHBA kryeson renditjen e medaljeve me 6 gjithsej, nga të cilat 5 të arta e një bronz, ndërsa Kenia është e dyta me dy të arta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!