Gjykata e Krimeve të Rënda është drejt mbylljes për shkak të reformit që po pëson sistemi i drejtësisë.
Mbyllja e Krimeve të Rënda i hap rrugë organit të re të drejtësisë, Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKKO).
Abcnews.al ka zbardhur dosjet e rëndësishme që do transferohen për gjykim në gjykatën e re. Kështu mes tyre janë, dosjet: “grupit Habilaj” çështja Tahiri, biznesmeni Arbër Çekaj etj.
Ndërkohë një pjesë e dosjeve të Krimeve të Rënda do të transferohen në gjykatat e rretheve.
Një ndër to, është vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë./abcnews.al






