CNN ka publikuar rezultatet e disa studimeve të Departamentit Kërkimor të Shëndetësisë në SHBA, lidhur me efektet e kanabisit mjekësor në trajtimin e disa sëmundjeve.
Studimet janë bërë nga një grup mjekësh i specializuar në disa fusha të ndryshme. Më poshtë janë 10 sëmundjet që mund të kurohen me efektivitet nga medikamentet me bazë kanabisi.
1.HIV/AIDS–
Në një studim ku u përfshin 10 persona që mbartin HIV-in u vu re se ata që tymosnin marijuanë ushqeheshin rregullisht, flinin mirë dhe nuk kishin dobësi. Një tjetër studim me 50 vetë tregoi se pacientët që konsumin kanabis kishin më pak dhimbje neuropatike.
2.Alzheimer
Kanabisi mjekësor dhe disa derivatë të tij janë përdorur me sukses te pacientët me sindromën Alzheimer. Këta të fundit, kanë mundur që të shtojnë peshë gjatë konsumit të kanabisit. Konsumi i kanabisit te këta persona ndikonte në uljen e nivelit të depozitimit të proteinave në tru. Shkencëtarët mendojnë se janë pikërisht depozitimet e shumta të proteinave në tru që e shkaktojnë këtë sindromë.
3.Artriti
Një studim me 58 paciantë që trajtoheshin me kanabis mjekësor, doli në përfundimin se këta pacientë kishin më pakë dhimbje artriti në kyçe dhe mund të flinin edhe gjumë. Një tjetër studim tregon se kanabisi mjekësor lufton dhimbjet inflamatore.
4.Astma
Edhe te ata që vuajnë nga astma kanabisi mjekësor ndihmoi që të përmirësoheshin. Nga ky studim doli se një pjesë e mirë e pacientëve mund të merrte frymë lirisht pas konsumit të kanabisit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pjesën tjetër, por që shpeshherë shfaqte edhe komplikacione, si dhimbje gjoksi dhe fyti.
5.Kanceri
Studimet mbi kafshët kanë treguar se ekstrakte të kanabisit luftojnë qelizat kancerogjene. Një tjetër studim tregon se kanabisi mjekësor ndalon zhvillimin e tyre. THC-ja, ingredienti psikoaktiv që gjendet te kanabisi, përmirësonte rigjenerimin e qelizave të humbura. Kanabisi, gjithashtu ndihmon që pacientët të kenë oreks pas kimioterapisë.
6.Dhimbjet kronike
Disa studime mbi kafshët dhe njerëzit kanë treguar se kanabinoidët reduktojnë dhimbjet kronike. Gjithmonë njerëzit e kanë përdorur kanabisin më herët, që në vitet 1800, për qetësimin e dhimbjeve. Ndërkohë që shumë medikamente që derivojnë nga kanabisi, si Savitex, po përdoren për kurimin e sklerozës multiple.
7.Sëmundjet e zorrëve
Në një studim pilot me 13 pacientë është provuar se kanabisi ndihmon pacientët e sëmurë me infeksione të zorrëve si edhe ata që vuajnë nga koliti. Kanabisi parandalon diarrenë dhe kjo ndihmon që pacientët të bëjnë një jetë më të mirë.
8.Epilepsia
Kanabisi mjekësor ndihmon në reduktimin deri me 50 % të krizave të epilepsisë. Kjo tashmë është e provuar botërisht dhe në SHBA, pacientët që vuajnë nga epilepsia trajtohen me vaj kanabisi. Rezultatet kanë qenë të shkëlqyera deri më tani në të paktën 213 fëmijë.
9.Glaukoma
Glaukoma është një prej sëmundjeve që çon drejt verbërisë totale. Shkencëtarët po shohin se THC-ja ka një ndikim mjaft pozitiv në nervin optik, duke ulur presionin e syrit. Por problemi është se THC-ja ul edhe presionin e gjakut, çka mund të jetë i dëmshëm. Prandaj, nëse kanabisi përdoret me doza të kontrolluara, ai çon në shërimin e glaukomës.
10.Skleroza multiple
Përdorimi i kanabisit ndihmon së tepërmi në parandalimin e spazmave të muskujve, dhimbjes, dridhjeve apo ngërçeve. Kanabisi, në këtë mënyrë i liron të gjitha nervat dhe kanalet e gjakut që mund të shkaktojnë bllokime në tru, që sjellin më pas sklerozë./abcnews.al