Pak orë përpara nisjes në Bruksel për hapjen e grupkapitullit, Agjenda e Gjelbërt dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, Edi Rama, thirri mbledhjen e parë të grupit parlamentar pas nisjes së Legjislaturës së 11-të.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati 60 minuta socialistët përcaktuan drejtuesit e 7 komisioneve e përhershme parlamentare që I takojnë mazhorancës..
Ish ministrit Igli Hasani iu besua Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili do të merret me monitorimin e negociatave të anëtarësimit dhe për afrimin e legjislacionit shqiptar me Bashkimin Europian.
Komisioni për Cështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të drejtohet nga Ulsi Manja ndërsa ai për Çështjet e Brendshme dhe MBrojtjen nga Bledi Cuci.
Nga shkrirja e Veprimtarive Prodhuese janë krijuar tre komisione. Komisioni për Burimet natyrore, infrastrukturën dhe qëndrimin e vazhdueshem do të drejtohet nga Anila Denaj ndërsa Blendi Klosi do të drejtojë Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. Ndwrsa Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën I takon opozitws
Milva Ekonomi do të jetë në krye të komisionit të Ekonomisë, Punësimit dhe Financave ndërsa Fatmir Xhafaj do të drejtojë komisionin e ri për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe mbikqyrjen institucionale.
Socialistët nuk humbin kohë por kanë gati edhe emrat për dy komisionet e posaçme. Damian Gjiknurit iu besua drejtimi I “Zgjedhores” ndërsa Arbjan Maznikut “Territorialja”.
Në pritje të katër kryetarëve në komisionet që drejtohen nga opozita, socialistët kanë gati emrat e nënkryetarëve…. ( me tabele)
Nënkryetarët e PS, në komisionet që drejtohen nga PD
Eduard Shalsi – Nënkryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Iris Luarasi – Nënkryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Evis Kushi – Nënkryetare e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportin
Erjon Malaj – Nënkryetar i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
KOMISIONET QË DREJTOHEN NGA PS
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme- Igli Hasani
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – Bledi Çuçi
Komisioni për Burimet natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi
Komisioni i Ekonomisë, Punësimit dhe Financave – Milva Ekonomi
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikqyerjen institucionale – Fatmir Xhafaj
KOMISIONET E POSAÇME
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri
Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale

