Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Napoli në “marshimin” e titullit/ Kampionët e Italisë bindin edhe në Firence, fitojnë 3-1

schedule18:02 - 14 Shtator, 2025

schedule 18:02 - 14 Shtator, 2025

Simfonia vazhdon, dhe është e treta për këtë sezon.

Napoli nuk po di të ndalet në Serinë A, dhe ku arriti fitoren e radhës, duke mbajtur kreun e vendit, bashkë me Juventusin.

Në stadiumin “Artemio Franki” të Firences, Fiorentina e ish-trajnerit milanist Pioli nuk pati shpëtim dhe të besuarit e Antonio Kontes dominuan nga fillimi deri në fund.

Edhe pse vendasit bënë më shumë gjuajtje, ato ishin krejt pa shënjestër, ndërsa goditjet në kuadrat ishin 9-3 për napolitanët.

Logjikshëm, golat erdhën me autorë De Brujnen, Hojlundin dhe Beukemën. Shifrat ishin 3-0 që në 51’, dhe goli fiorentin nga Luka Ranieri ishte më shumë si një ngushëllim i vogël.

“La Gazeta delo Sport”, edhe pse I jep vendin kryesor suksesit të Juventusit në derbin kundër Interi, nuk harron të theksojë se “Juvja është e para me super Napolin! Konte, si padron në Firence!”

E përditshmja napolitane, “Il Matino” shkruan se pati spektakël të madh në Fiorentina-Napoli, dhe të kaltrit janë tashmë në stilin Champions.

Ky, siç u theksua më parë, nuk ishte suksesi i parë i Napolit të trajnerit Konte.

Kampionët e Italisë e nisën Serinë A me triumfin 2-0 në fushën e Sasuolos, falë yjeve Mektominai e De Brujne, dhe duke e merituar me lojë. Po ashtu, edhe në javën e dytë u arrit fitore ndaj Kaljarit, edhe pse minimale 1-0.

Seria e sukseseve vazhdon që prej sezonit të kaluar, me 10 fitore e 5 barazime derisa u arrit tek titulli, dhe humbja e fundit është pësuar në 23 shkurt në Komo.

Duket se ky Napoli është gati për sfidën e madhe të së enjtes në Champions, në fushën e Mançester Sitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!