Fill pasi kanë dërguar vajzën e tyre në banesën e fundit, familjarët e Rezarta Hajdarit kanë hedhur akuza të forta ndaj familjarëve të dhëndrit për helmimin e saj.
Fillimisht ishte vëllai i Rezartës që tha se dyshonin se të motrën ia kishin helmuar, ndërsa më vonë tha se nuk pranonte familjarët e dhëndrit për ngushëllime.
“Vajzën ma helmuan, tani po shkojmë në polici për të bërë denoncimin”, u shpreh nëna e Rezartës mes të qarava pas varrimit.
Familjarët kanë hedhur akuza të forta ndaj familjes së Olsit duke theksuar se policia duhet të nxjerrë të vërtetën në shesh.
Ndërkohë, vëllai i Rezartës nuk pranoi që familjarët e Olsit t’i shkonin për ngushëllim duke thënë se dyshonin se të afërmit e dhëndrit e kishin helmuar.
Suzana Xibrraku, nëna e Rezartës tha se do të bënin denoncim në polici për helmim të vajzës.
Mjekësia Ligjore ka publikuar të dhënat e analizave duke bërë me dije se shkak për vdekjen e Rezartës është bërë monoksidi i karbonit, i çiluar nga mangalli që gjendej në dhomë.

Rezarta dhe Olsi u gjetën të asfiksuar nga prindërit e këtij të fundit në dhomën e tyre. Olsi ia doli pas dy ditëve në koma, kurse Rezarta jo.
Ndërkohë, Mjekësia Ligjore ka publikuar të dhënat e analizave duke bërë me dije se shkak për vdekjen e Rezartës është bërë monoksidi i karbonit, i çiluar nga mangalli që gjendej në dhomë.
Rezarta dhe Olsi u gjetën të asfiksuar nga prindërit e këtij të fundit në dhomën e tyre. Olsi ia doli pas dy ditëve në koma, kurse Rezarta jo. /abcnews.al



