Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania: Deklaratat e Dodikut në Moskë janë të papranueshme dhe fyese

schedule14:47 - 11 Shtator, 2025

schedule 14:47 - 11 Shtator, 2025

Ambasada gjermane në Sarajevë ka thënë të enjten se deklaratat e ish-presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodiku, ditë më parë në Moskë lidhur me përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar në Bosnje, janë të papranueshme dhe fyese.

Dodiku e vizitoi Moskën të martën dhe u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij për mediat përfaqësuesit të lartë, Christian Schmidt.

“Përfaqësuesit e lartë kanë shkarkuar mbi 900 përfaqësues të zgjedhur në Bosnje, dy të tretat e të cilëve janë nga Republika Sërpska. Republika Sërpska i ka mbetur e përkushtuar ndaj ‘shkronjës’ së Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa Perëndimi ka përdorur të ashtuquajturën frymë të marrëveshjes. Për vite me radhë kemi pasur një të huaj pa emër të quajtur Schmidt, përmes të cilit ata imponojnë vendime”, tha Dodik.

Ambasada gjermane u bëri thirrje “të gjithëve” në Bosnje të distancohen nga “kjo mënyrë e të shprehurit nga Dodiku dhe të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë të denjë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!