Klubi i Lyon ka konfirmuar se Memphis Depay ka këputur ligamentin në gju. Sulmuesi holandez me shumë mundësi do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, por nuk përjashtohet mundësia që ai të mungojë dhe në Euro 2020.
Depay u dëmtua këtë të diel në humbje që Lyon pësoi në shtëpi kundër Rennes. Në këtë ndeshje përveç 25-vjeçarit, trajneri Rudi Garcia humbi edhe mesfushorin Jeff Reine-Adelaide. Dy mungesa shumë të rëndësishme për ekipin francez, i cili arriti të kualifikohej dhe në fazën me eliminim direkt në Champions.
Lyon momentalisht është 6 pikë larg vendit të tretë, vend që në Ligue 1 të çon në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Dëmtimi i Depay mund të shkojë deri në 6 muaj rikuperim, çka do të thotë se ekipi francez do ti luajë ndeshjet në Champions pa kapitenin e saj. /abcnews.al