Zgjedhja e kreut të ri të SPAK ka angazhuar ndërkombëtarët. Kreu i misionit te Bashkimit Europian takoi kreun e kryetaren e KLP, Mirela Bogdani.
Ndërsa ambasadorja amerikane Nensi Van Horn, teksa vlerësoi punën e SPAK dhe vizitën e Altin Dumanit në Uashington si sinjal të mbrojtjes se investimit amerikan në drejtësinë e re, në një deklaratë të dhënë më herët tha se ka ardhur koha të zëvendësohet përmes një procesi te pandikuar nga çfarëdolloj influence, edhe ajo politike.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha se SHBA dhe BE duan një proces të rregullt dhe transparent dhe për këtë kanë dalë garant.
Më tej gjatë intervistës, Karamuço theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë dhe një ‘listë të zezë’ për trafikantët shqiptarë.
“Dumani në atë kohë në garë, ka dalë si surprizë si emër. Dumani bëri një ndryshim të madh. Ai u fokusua në çështjet më kryesore që patën produktivitet. Me administratën e re të Trump, thuhet se garantohet procesi. Edhe amerikanët dhe BE e garantojnë procesin dhe të ketë një shumicë të konsoliduar. Kjo administratë e re amerikane është fokusuar shumë te lufta kundër korrupsionit. Jam në dijeni që disa eksponentë të krimit të organizuar në botë, amerikanët i quajnë terroristë, dhe nuk ka më kthim mbrapa për këta njerëz. Duke ditur që ne kemi eksponentë të lidhur me mafien e Venezuelës. Tani në atë listën e zezë të madhe kanë futur edhe shqiptarë që do i kërkojnë në ditët në vijim edhe me SPAK, me qiri kudo ku janë. E ka edhe SPAK një listë, janë në vazhdimësi disa operacione. Kjo listë është , dhe i thënë SPAK, merruni me këta”, u shpreh ai.
/abcnews.al/

