Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jeta si përrallë, rrëfehet Elia Zaharia: “Perla dhe dreri i artë” mesazh për mirësinë e guximin. Frymëzim, vajza ime Geraldina

schedule10:57 - 10 Shtator, 2025

schedule 10:57 - 10 Shtator, 2025

Një përrallë që flet me gjuhën e zemrës, një histori të ngrohtë, të mbushur me dashuri e shpresë, është mesazhi për Elia Zaharia përcjell në librin e saj ‘Perla dhe dreri i artë’, frymëzimin për të cilin thotë se e ka marrë nga vajza e saj, Geraldina. Zaharia vjen në një rrëfim në studion e ‘Pas Mesnatë’ me Leontina Nikën, për librin, jetën e saj, aktrimin por jo vetëm.

“Librat e mi janë libra të frymëzuar nga natyra, historia, traditat, kulturat, kanë marrë kohë për t’u shkruar por edhe disiplinë. Vajza më frymëzon shumë, kalojmë shumë kohë të dyja. Fëmijët kanë përrallën, ëndrrën, fantazinë. Kanë një raport shumë të vecantë me gjithësinë dhe natyrën, ndaj kur shëtisim të dyja e kemi për zakon të ndalojmë te lulet, t’I përkëdhelim petalet, nuk I këpusim. Flasim me to, edhe ajo është shumë e dhënë pas gjithë, ajo më ka frymëzuar hap pas hapi në ndërtimin e këtij libri me pyetjet që bën me kuriozitetet e fëmijës. Nëse jemi të vëmendshëm ndaj botës së fëmijës, frymëzohemi sa herë që marrim frymë.” -thotë ajo, ndërsa thekson se ndryshe nga libri i parë, te ‘Perla dhe dreri i artë’ ka qenë një simbolikë më e lirë. Krahas, aktrimit, piktura është një tjetër pasion i saj.

“E kam shumë të fortë lidhjen me pikturën, deri përpara disa vitesh pikturoja për kënaqësinë time, nuk kam patur ndonjëherë dëshirë për të ekspozuar. Piktura më ka pëlqyer gjithmonë, dhe kur punoj me ilustratoret e përrallave më duket sikur i rikthehem pak kohës së Liceut apo kohës time me veten time, sepse piktura këtë luks ka”, rrëfen Zaharia.

“Libri është shkruar në një kohë kur po kaloja momente jo të mira familjare dhe vinte një fluks energjie që e ndjeja kudo. Jam shumë e lumtur që frymëzimi që më dha vajza ime këtë energji ta kthej në energji krijuese dhe nga gjithë ai fluks të rrëfehet një përrallë. Periudhat e ndihmojnë njeriut të rritet, të zhvillohet. Sfidat e jetës të ndihmojnë si të ringrihesh, të njohësh veten, të njohësh atë filigramë shpirtërorë që nuk ke arritur t’i prekësh në situata normale. Unë besoj shumë në Zot dhe jam e bindur që cdo gjë vjen për një arsye. ” shprehet ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!